Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

F1, Charles Leclerc rinovon me Ferrarin

Nga Erald Kodhelaj
26 Janar 2024, 17:34 | Sporte të tjera

F1, Charles Leclerc rinovon me Ferrarin

Charles Leclerc dhe Ferrari vazhdojnë bashkëpunimin. Prodhuesi italian dhe piloti nga Monako firmosën kontratën e re, pasi marrëveshja aktuale do të përfundonte pas Botërorit 2024, që nis pas diçka më tepër se një muaji, me garën në Bahrein.

Formalizimi i rinovimit u realizua dhe pavarësisht se detajet nuk janë bërë ende të qarta, bëhet fjalë për 5 vjet të tjera me “Kokëkuqen”.

Leclerc vendosi t’i qëndrojë besnik projektit të Ferrarit, pavarësisht aventurës me ulje dhe ngritje, por edhe zërave të shumtë të merkatos së pilotëve. Edhe pse prej vitit 2019 ka patur pritshmëri të mëdha, ai nuk arriti asnjëherë t’i afrohet garës për titullin kampion.

Gjithsesi, ky bashkëpunim tregon se në të tashmen, por edhe në të ardhmen, te Ferrari besojnë se mund të ringrihen në majat e Formula 1.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli