Shqipëria ka shansin të fitojë një tjetër titull europian në mundje. Merita është e gjitha e Islam Dudaev, i cili është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
Sportisti me origjinë çeçene i fitoi të gjitha ndeshjet në disiplinën e stilit të lirë për peshat deri në 65 kilogramë.
Sfida më e rëndësishme ishte ajo në gjysmëfinale përballë azerit Rahimzada, të cilin e mposhti me rezultatin 3 me 1. Pasditen e sotme, rreth orës 17:30 Dudaev do të zbresë në tapet, për të synuar të fitojë medaljen e artë dhe titullin e kampionit të Europës përballë rusit Rashidov. (A2 Televizion)