Shqipëria rrëmben të artën në mundje

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 18:20 | Sporte të tjera

Shqipëria rrëmben të artën në mundje

Islam Dudaev shpallet Kampion Europe në mundje.

Mundësi që garon me flamurin shqiptar ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer në finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Sportisti me origjinë çeçene i fitoi të gjitha ndeshjet në disiplinën e stilit të lirë për peshat deri në 65 kilogramë dhe në finale arriti të mposhtë rusin Gadzhimurad Rashidov.

Sfida më e rëndësishme ishte ajo në gjysmëfinale përballë azerit Rahimzada, të cilin e mposhti me rezultatin 3 me 1.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli