Kapitenia kuqezi, Erblira Bici, mes yjeve të volejbollit në Itali

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 16:25 | Sporte të tjera

Kapitenia kuqezi, Erblira Bici, mes yjeve të volejbollit në Itali

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici vijon me sukseset e saj në Serie A italiane. Sportistja që luan me Romën përveçse po ndihmon skuadrën për të arritur objektivat , është dalluar dhe nga ekspertet e volejbollit italian.

Ajo është pozicionuar mes pesë volejbollisteve më të mira që Serie A1 ka. 27-vjecarja e lindur në Gramsh ka një karrierë shumë të suksesshme. Ajo doli pikëshënuesja më e mirë e skuadrës sezonin e kaluar, lojtarja e ndeshjes në finalen e Kupës së  Italisë.

Në listën e trofeve të saj numërohen 4 kampionate shqiptare dhe 5 kupa shqipërie, 1 kupë italiane A1 dhe 1 kupë A2 me Romën, 1 Champions League dhe 1 kampionat A2 me Romën ndërsa është pjesë dhe e kombëtares shqiptare që nga viti 2014.

Rezultatet të jashtëzakonshme këto që arrihen vetëm me punë dhe seriozitet maksimal.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli