Bletët ndërpresin ndeshjen e tenisit

Nga Erald Kodhelaj
15 Mars 2024, 12:35 | Sporte të tjera

Bletët ndërpresin ndeshjen e tenisit

Bletët pushtojnë fushën e tenisit dhe ndeshja pezullohet. Çerekfinalja e fundit e Indian Wells është shoqëruar nga një episod qesharak.

Ndeshja mes Alkaraz dhe Xverev është ndërprerë për disa minuta dhe shkak janë bërë disa bletë. Ato kishin zgjedhur që të ndërtonin folenë në një prej kamerave të lëvizshme në stadium.

Ato fillimisht iu drejtuan tenistëve e më pas u përhapën në fushë. Një video që është bërë shpejt virale në internet është Alcaraz, i cili në shërbim është i rrethuar me bletë dhe përveç kësaj spanjolli dhe është  thumbuar prej tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli