Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalomit në Salbah të Austrisë.
Në garën e zhvilluar në Are skiatorja kuqezi u rendit e 23-ta duke ruajtur pozicionin brenda 25 sportisteve të para në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar finalen.
Më parë, Lara ishte kualifikuar edhe në finalen e Gjigandit Special. Garat zhvillohen gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën.
Lara Colturi është një ndër nëntë skiatoret e kualifikuara në të dy disiplinat e garave teknike, Slalom dhe Gjigand Special. Konkurrenca mbetet padyshim e madhe, sepse aty konkurrojnë sportistet më të mira, me në krye amerikanen Mikaela Shiffrin. (A2 Televizion)