“Vlora, qytet europian i sportit 2024” nisi zyrtarisht aktivitetet. Gjithçka startoi në sheshin kryesor të Lungomares, ndërsa e gjithë dita parashikonte evente të ndryshme.
Nga “street basket” apo edhe aktivitete me femijë me sindromën Down, por edhe një koncert festiv në mbrëmje. Gjatë gjithë vitit janë parashikuar aktivitete thuajse të përditshme. Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha konfirmoi se ky është një vit i rëndësisshëm dhe ky titull është mundësi më tepër promovimi për Vlorën.
Vlora është një nga 13 qytetet europiane të sportit për vitin 2024. Kandidatura u miratua nga Parlamenti Europian në Bruksel, në dhjetor të 2023-shit, gjatë ceremonisë së përvitshme të shpalljes së emërimeve për vitin 2024. (A2 Televizion)