Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Liga Unike, Tirana dorëzohet ndaj Yllit të Kosovës

Nga Erald Kodhelaj
28 Mars 2024, 17:50 | Sporte të tjera

Liga Unike, Tirana dorëzohet ndaj Yllit të Kosovës

Përveç Trepçës, Ylli i Kosovës është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Final 8 Ligës Unike. Ish-kampionët e kësaj gare kanë mundur Tiranën me rezultat 56:92.

Bardheblute e nisën mirë pasi kaluan dhe në avanatazh në periodën e parë duke e mbyllur atë 25-21. Reagimi i ekipit dardan erdhi në tre periodat e tjera që kosovarët e fituan pa vështirësi dhe realizuan një përmbysje spektakolare, ndërsa në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 56:92.

Për yllin u veçua Alonzo Verge Jr me 27 pikë, nëntë kërcime e nëntë asist, ndërsa te Tirana më i miri ishte Davies me 19 pikë. Ylli në gjysmëfinale pret fituesin e ndeshjes Peja-Teuta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë