Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 27%
  • Pak 47%
  • Aspak 27%

Nis liga unike në Vlorë, Trepça shkatërron Kamzën

Nga Erald Kodhelaj
28 Mars 2024, 17:45 | Sporte të tjera

Nis liga unike në Vlorë, Trepça shkatërron Kamzën

Ka nisur këtë të mërkurë edicioni i ri i Ligës Unike në basketbollin për meshkuj. Ky event për herë të parë do të mbahet në pallatin e sportit Flamurtari në Vlorë.

4 ekipet më të mira nga Shqipëria që do të përballen me 4 ekipet më të mira nga Kosova në një mini turne. Çerekfinalja e parë që hapi siparin e ndeshjeve ishte Trepça-Kamza me ekipin dardan që shënoi një fitore bindëse me rezultatin e thellë 90:46. Skuadra nga Mitrovica nuk e diskutoi fitoren dhe mbylli shpejt 4 periodat me rezultate të thella 25-13, 22-9,23-9 dhe 20-15 ndërsa rezultati i përgjithshëm u mbyll 90:46.

Te mitrovicasit u dalluan Darnell me 16 pikë e shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 17 pikë e gjashtë kërcime. Trepça do të luajë të premten në gjysmëfinale aty ku do të përballet me fituesin e çiftit, Besëlidhja-Prishtina që do të luhet sot.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu