Volejbolli i femrave, Tirana dhe Skënderbeu në finale, Partizani dorëzon titullin

Nga Dea Kozma
15 Prill 2024, 16:42 | Sporte të tjera

Volejbolli i femrave, Tirana dhe Skënderbeu në finale, Partizani

Partizani dorëzon titullin ndërsa Tirana dhe Skënderbeu janë dy ekipet finaliste te play off-it ne volejbollin për femra. Në derbin e kryeqytetit, Tirana fitoi 3-1 ndaj Partizanit njësoj si në ndeshjen e parë dhe siguroi një biletë për në finale.

Bardheblutë fituan setin e parë 25-22 ndërsa ekipi i kuq ju kundërpërgjigj në të dytën pasi e mbylli me shifrat 21-25. Megjithatë baraspesha ishte e përkohshme pasi Tirana reagoi në dy setet e tjera me të njëjtin rezultat 25-20.

Kaq mjaftoi që bardheblutë të siguronin një vend në finale aty ku gjejnë Skënderbeun që fitoi 3-1  me përmbysje ndaj Vllaznisë. Finalja e pare do te luhet ne datën 21 prill në Korçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos