“Qyteti europian i sportit”, të dielën zhvillohet maratona e Vlorës

Nga Erald Kodhelaj
19 Prill 2024, 16:47 | Sporte të tjera

Vlora do të presë këtë të dielë maratonën, e cila është kthyer në traditë të përvitshme. Aktiviteti i këtij edicioni bëhet edhe më special nga fakti që Vlora është “Qytet Europian i Sportit”.

Në gjysmë maratonën e certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës do të marrin pjesë vrapues nga i gjithë vendi dhe Ballkani.

Një aktivitet që do të dhurojë emocione por edhe çmime për pjesëmarrësit. Nisja e maratonës do të bëhet prej orës 9 të mëngjesit në Sheshin e Flamurit.

Maratona i jep mundësi pjesëmarrje të gjithë grupmoshave, në garat 5, 10 dhe 21 kilometër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos