Titulli, volejboll meshkuj, sot derbi i kryeqytetit, Partizani pret Tiranën në ''Asllan Rusi''

Nga Dea Kozma
22 Prill 2024, 17:08 | Sporte të tjera

Titulli, volejboll meshkuj, sot derbi i kryeqytetit, Partizani pret Tiranën

Sot është radha e djemve që do të luajnë finalen e tyre me derbin e kryeqytetit. Partizani i Yll Tomorrit ka dominuar në parket këtë sezon duke mos regjistruar asnjë humbje megjithatë Tirana e Arben Sakos do të bëj çmos për të mbrojtur titullin kampion.

Pritet një ndeshje e luftuar dhe me shumë emocione ndërsa ekipi i kuq kërkon të rikthehet në fron pas 2 vitesh mungesë. Skuadra e Tomorrit e mbylli në vendin e parë sezonin, pa asnjë humbje ndërsa Tirana në vendin e tretë.

Megjithatë pavarësisht statistikave, historia ka treguar se gjithmonë derbi mes këtyre dy rivalëve rezervon emocione dhe një lojë të luftuar. Finalja e parë është sot në orën 18:00 në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi