Sot do të luhet dhe finalja e dytë në volejbollin për meshkuj me derbin e kryeqytetit Tirana -Partizani.
Bardheblutë fituan me përmbysje 3-1 ndeshjen e parë ndaj rivalëve të kuq dhe janë optimistë e besimplotë se mund të mbrojnë titullin kampion.
Nga ana tjetër ekipi i Yll Tomorit, ka dominuar këtë sezon dhe ambiciet mbeten maksimale për të rikthyer trofeun e titullit kampion në shtëpinë e kuqe. Takimi do të luhet sot në orën 19:00 në palestrën e sportit në Farkë. (A2 Televizion)