Në turneun Masters 1000 të Madridit ka ndodhur një episod që vështirë se shihet në sportin profesionist.
Tenisti francez Corentin Moutet debatoi me gjyqtaren e ndeshjes për shkak se donte një kafe.
“Nuk ofrojmë kafe këtu. As vetë nuk pi dot kafe”, i tha gjyqtarja lojtarit të nervozuar, i cili iu përgjigj se një turne që ofron banane dhe pije të gazuara, duhet të ofrojë edhe kafe.
Në fund, një person nga publiku i dha kafen e tij tenistit, i cili e mori dhe e piu me qetësinë më të madhe, pavarësisht se po i bëhej thirrje që të riniste loja. (A2 Televizion)