Basketboll meshkuj, Besëlidhja fiton me Tiranën në gjysmëfinalen e parë

Nga Dea Kozma
25 Prill 2024, 17:21 | Sporte të tjera

Basketboll meshkuj, Besëlidhja fiton me Tiranën në

Të mërkurën u luajt dhe ndeshja e parë gjysmëfinale mes Tiranës dhe Besëlidhjes në basketbollin për meshkuj. Kampionët në fuqi përballë ekipit që nuk është mundur asnjë herë në këtë sezon. Kështu rezultoi dhe në pallatin e Sportit , Asllan Rusi, aty ku Besëlidhja mundi me rezultatin 94-84 Tiranën në një ndeshje të bukur dhe shumë të luftuar.

Perioda e parë u mbyll me shifrat 23-10 në favor të lezhianëve. Edhe më pas ekipi i Bilalit nuk e uli ritmin ndonëse bardheblutë u munduan të reagonin disi dhe dy skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 48-49 në favor të kryeqytetasve.

Në pjesën e mbetur Tirana u mundua të ruante avantazhin dhe në periodën e tretë ndërsa në fund ekipi reagoi në mënyrën më të keqe pasi në 10 minutat e fundit shënoi vetëm 10 pikë. Me i mirë i sfidës ishte amerikane Davis i Tiranës me 29 pikë... Gjysmëfinalja e kthimit do të luhet këtë të shtunë në orën 19:30.

A2 CNN Livestream

A2 Sport