Volejboll për meshkuj, Tirana fiton finalen e dytë ndaj Partizanit, një hap nga titulli

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 17:03 | Sporte të tjera

Volejboll për meshkuj, Tirana fiton finalen e dytë ndaj Partizanit,

Tirana e volejbollit të meshkujve fitoi dhe finalen e dytë ndaj Partizanit dhe tani e sheh veten vetëm një hap larg titullit kampion. Bardheblutë mundën 3-1 me sete rivalët e kuq dhe konfirmojnë më së miri objektivin e tyre kryesorë këtë sezon, mbrojtja e titullit kampion.

Seti i parë nisi i vrullshëm, por Tirana ishte më e saktë duke fituar 25-23. Në të dytin, skuadra e Yll Tomorrit e nisi më mirë dhe ishte në avantazh thuajse gjatë gjithë kohës ndërsa fituan 21-25 për të vendosur baraspeshën në sete.

Në të tretin gjërat për ekipin e kuq u vështirësuan kur lojtari më i miri  Coutinho pësoi një dëmtim, megjithatë demat arritën ta fitonin 18-25. Tirana nuk kishte mëshire, në setin e katërt që e fitoi me shifrat 25-16 dhe vulosi gjithçka në të pestin që e  fitoi 15-12.

Finalja e tretë do të luhet në 28 prill, sërish në Farkë me Tiranën që tani ka vënë një dorë tek trofeu ndërsa Partizani do të kërkojë të rihap llogaritë e titullit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos