Një episod që tërhoqi vëmendjen gjatë gjysmëfinales së Champions, ndërmjet Bayern-it dhe Realit të Madridit, u kap nga regjia ndërkombëtare dhe u transmetua në të gjithë botën.
Një vajzë bukuroshe, mes tifozëve bavarezë, që mbante të lidhur në qafë flamurin shqiptar. Pasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, u zbulua edhe identiteti i vajzës.
Ajo quhet Ezra dhe është shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila ka vazhduar studimet në Gjermani. Misioni u krye me sukses, flamuri kuqezi nuk mungon në asnjë event sportiv të rëndësishëm. (A2 Televizion)