Data 1 maj shënon 30-vjetorin e aksidentit tragjik që i mori jetën Airton Senas. Ngjarja e vitit 1994 në cirkuitin e Imolas në San Marino rezultoi fatale për 3 herë kampionin e botës në Formula 1.
Piloti brazilian po kalonte me makinën e tij Uilliams në kthesën e fortë të quajtur Tamburelo, kur humbi kontrollin dhe u përplas me murin.
Amortizatori i përparmë u përthye dhe një prej pjesëve të tij metalike depërtoi në helmetën e Senas, duke i shkaktuar lëndime fatale.
Aksidenti i 34-vjeçarit tronditi të gjithë botën e sportit. Në Brazil u organizua funeral shtetëror, çështja gjyqësore mbetet e hapur, edhe pse ekipi dhe drejtuesit u shpallën të pafajshëm. Tragjedia bëri që Federata Ndërkombëtare të forconte masat e sigurisë në pistat e garave.
Airton Sena garoi në 161 Çmime të Mëdha në 10 vjet, duke marrë 65 pole position dhe fitoi 41 prej tyre. Ai ka qenë kampion bote në vitet 1988, 1990 dhe 1991. (A2 Televizion)