Basketboll për meshkuj, Besëlidhja mbetet e pamposhtur

Nga Erald Kodhelaj
2 Maj 2024, 13:32 | Sporte të tjera

Basketboll për meshkuj, Besëlidhja mbetet e pamposhtur

Besëlidhja mbetet e pamposhtur në kampionatit e basketbollit për meshkuj. Që në fillim të sezonin, lezhianët u prezantuan me një projekt serioz dhe ambicioz për të fituar.

Këtë e vërtetuan më së miri në parket duke mos njohur asnjë kundërshtar. Ekipi i Afrim Bilalit eliminoi Tiranën nga gjysmëfinalja dhe tani shkon e qetë në finale në pritje të fituesit të çiftit Teuta-Vllaznia.

Lezhianët mundën për herë të tretë në këto gjysmëfinale bardheblutë, duke siguruar biletën për më tej. Në periodën e parë, lezhjanët triumfuan 28-25, për të thelluar më tej rezultatin në periodën e dytë 21-18 dhe shkuan në pushim të ndeshjes me një diferencë prej 6 pikësh.

Edhe në pjesën e mbetur, Besëlidhja vijoji dominimin në parket. 28-24 u fitua dhe perioda e tretë për të mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 99-85. Besëlidhja nuk ka njohur asnjë humbje këtë sezon në kampionatin shqiptar dhe mbetet një nga ekipet kryesore pretendente për të fituar titullin kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos