Basket meshkuj, Teuta një hap larg finales së titullit

Nga Erald Kodhelaj
7 Maj 2024, 16:53 | Sporte të tjera

Basket meshkuj, Teuta një hap larg finales së titullit

Teuta është vetëm një hap larg finales së titullit në basketbollin për meshkuj. Skuadra durrsake fitoi ndeshjen e tretë përballë Vllaznisë, me rezultatin 97 me 95 dhe kaloi në avantazh 2-1 në serinë e përballjeve të përgjithshme.

E veçanta e kësaj ndeshje lidhej me faktin se pak ditë më parë, gjysmëfinalja e tretë u ndërpre pas periodës së dytë, për shkak të një problemi me sirenën e kohës.

Vllaznia kërkoi riparimin e sistemit dhe u largua nga fusha. Pasi shqyrtoi situatën, Federata e Basketbollit vendosi që loja të rifillonte atje ku u ndërpre, me Teutën që nisej nga avantazhi 47-40.

Me suksesin në pallatin e sportit Ramazan Njala, Teuta është vetëm një fitore larg arritjes në finalen e titullit, aty ku i pret Besëlidhja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos