Një 1-2 deiluzional ishte ai që gëzoi tifozët në shtëpinë e Ferrarit gjatë provave të lira të së premtes.
Por, pilotët e kokëkuqes, pavarësisht 7 ndryshimeve në makinë nga mekanikët, nuk kanë arritur të mposhtin hegjemoninë e Redbullit as në Imola.
Garën e shtëpisë së tyre do ta nisë në pole rivali kyresor, Max Verstappen, i cili arriti për herë të 7-të në këtë sezon të jetë monstruoz me kohën, përballë kundërshtarëve.
Pas tij qëndrojnë dy pilotët e McLaren, me Piastrin që niset i dyti përpara Norris. Vetëm pozita e 4-të dhe e 5-të për dy makinat kokëkuqe, me Leclerc që qëndron para Sainz. (A2 Televizion)