Besëlidhja fitoi 103 - 72 kundër Teutës në finalen e parë të basketbollit të meshkujve. Këtë të mërkurë në parkun olimpik "Feti Borova" këtu në kryeqytet u zhvillua takimi i pare mes këtyre dy ekipeve që kishte dy tablo.
Në pjesën e parë ishte Teuta që diktonte lojën në parket. Perioda e parë u mbyll 17-22 në favor të Teutës. Edhe në të dytën durrsakët e mbajtën mirë avantazhin dhe shkuan në dhomat e zhveshjes 38-45 për bregdetarët.
Në pjesën e dytë u përmbys gjithçka, Besëlidhja u zgjua dhe shënoi 38 pikë vetëm në periodën e tretë. Edhe ne fund nuk kishte më histori, durrsakët nuk mundën të reagonin dhe gjithçka u mbyll me rezultatin final 103-72.
Finalja e dytë mes këtyre dy ekipeve do të luhet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës ditën e dielë. (A2 Televizion)