Durrsakët mposhtin Vllazninë, Teuta-Besëlidhja në finalen e basketbollit për meshkuj

Nga Dea Kozma
13 Maj 2024, 16:47 | Sporte të tjera

Besëlidhja-Teuta do te jete finalja e basketbollit për meshkuj për edicionin 2023-2024. Durrsakët fituan finalen e pestë ndaj shkodranëve të Vllaznisë në një ndeshje që dhuroi shume rivalitet dhe emocione në parket.

Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, Teuta fitoi me shifrat 79-70. Që në fillim bregdetarët ishin superiorë dhe mbyllën periodën e parë me rezultatin 24-20.

Miqtë u munduan të reagonin në të dytën duke ngushtuar diferencat me 4 pikë dhe shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 36-32.

Edhe në fraksionin e dytë, vendasit nuk e ulën ritmin dhe ishin në avantazh gjatë gjithë kohës. Edhe në periodën e tretë dhe të katërt sado kuqeblutë u mudnuan të reagonin rezultati final ishte 79-70.

Kaq mjaftoi që Teuta të marri një biletë për në finale, aty ku e pret Besëlidhja pas tre ditësh. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli