Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Të gjithë pesimistë, besimi në ekonomi në korrik bie për të parën herë në 8 muaj

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 12:29 | Ekonomi
Të gjithë pesimistë, besimi në ekonomi në korrik bie

Të gjithë kanë humbur besimin te ekonomia... qytetarët prodhuesit sipërmarrësit e ndërtuesit.

Bazuar në vrojtimin e përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë në korrik, për të parën herë në tetë muaj treguesi i ndjesisë ekonomike ra në 112.4 pikë. Ky tregues është zhvlerësuar kështu me 6.5 pikë në krahasim me një muaj më parë.

Sektori me rënien më të madhe të besimit muajin e shkuar është ndërtimi me 12.1 pikë, duke ndërprerë prirjen rritëse që nga muaji shkurt. Kjo për shkak të rënies së shitjeve aktualeve dhe rrudhjes së kontratave porositëse.

Çmimet e larta të lëndëve të para dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë zhytur në pesimizëm edhe bizneset në fushën e industrisë. Besimi në ekonomi gjatë korrikut në këtë sektor ka regjistruar një rënie me 4.4 pikë.

Me inflacionin ende në nivelet më të larta historike dhe të ardhurat në vendnumëro, edhe qytetarët po bëhen më pesimistë. Besimi konsumator muajin e shkuar ra me 1.9 pikë.

I vetmi sektor që ka ruajtur pritshmëri optimiste muajin e shkuar ka qenë tregtia me 1.6 pikë. Në një kohë që shqiptarët po blejnë më pak, shpresat e rrjetit të sipërmarrjeve të shitjeve me pakicë dhe shumicë janë kthyer turistët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu