"Të luftojmë terrorizmin", Turqia, Siria, Rusia e Irani takohen në Moskë

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 16:01 | Bota
"Të luftojmë terrorizmin", Turqia, Siria, Rusia e Irani

Ministrat e jashtëm të Turqisë, Sirisë, Rusisë dhe Iranit, janë takuar të mërkurën në Moskë, në negociatat e nivelit më të lartë që nga koha e luftës civile në Siri, në përpjekje për të rindërtuar së pari marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Damaskut.

Edhe pse takimi është zhvilluar të mërkurën në kryeqytetin rus, ai u publikua vetëm sot, pas një tuiti të ministrit të jashtëm turk, Mevlut Çavushollu, i cili në këtë takim tha se theksin e ka vendosur në bashkëpunimin e 4 vendeve për të luftuar terrorizmin si dhe bashkëpunimi për të vendosur baza të shëndetshme për të rikthyer sirianët, që e kanë braktisur vendin që nga lufta.

Turqia në këtë rast, strehon prej vitesh, gati 3.5 milionë refugjatë nga fqinji Siri. Për herë të fundit, ministrat e mbrojtjes të Turqisë dhe Sirisë, ishin takuar dhjetorin e shkuar, po në Moskë.

Moska është aleati kryesor i Asad dhe Rusia ka inkurajuar vazhdimisht pajtimin e tij me Erdogan.

Por Damasku ka një kusht për këtë: që Turqia të tërheqë të gjithë trupat e saj, vetëm kështu mund të rivendosen marrëdhëniet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos