Të papunët e krizës/ Mbi 136 mijë të larguar, ekspertët: Duhet riorganizim i tregut

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 13:15 | Ekonomi
Të papunët e krizës/ Mbi 136 mijë të larguar,

Alarmi i dhënë nga ekspertët vendas dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për goditjen e tregut të punës nga pandemia është materializuar edhe në të dhënat zyrtare. Sipas Ministrisë së Financave, kriza e koronavirusit ka nxjerrë mbi 136 000 të papunë gjatë periudhës mars-maj.

Të dhënat tregojnë se për 109 000 individë, largimi nga puna ka qenë i përkohshëm, pasi me rihapjen e ekonomisë ata janë rikthyer sërish në punë, ndërsa niveli i papunësisë është rritur vetëm me 27 053 persona.

Për ekspertët e ekonomisë, tregu i punës ka nevojë për një ristrukturim tërësor për t’iu përshtatur tendencave të reja dhe kërkesave të bizneseve.

“Duhet riorganizim nëpërmjet kurseve masive të trajnimit profesional, që fuqia punëtore të përshtatet me tendencën e re”, shprehet eksperti i ekonomisë, Adrian Civici.

Ndërkaq, teksa procesi i shpërndarjes së pagës së luftës pritet të mbyllet brenda qershorit, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm 166 571 persona kanë arritur të marrin pagesën 40 000 lekë, nga 208 000 që është totali i përfituesve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi