Tenisti premtues shembet në tokë, e dyta herë që humb ndjenjat pas Wimbledon

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 09:01 | Sporte të tjera

Ylli i ri i tenisit Yibing Wu ka pësuar një tjetër problem shëndetësor, teksa u shemb në tokë duke humbur ndjenjat në Mubadala Citi DC Open, në kryeqytetin amerikan.

Skenat tronditëse vijnë vetëm disa javë pasi kinezi, që renditet i 90-i në renditjen botërore të ATP, pësoi një incident të ngjashëm gjatë ndeshjes hapëse të Wimbledon kundër Frances Tiafoe në fillim të këtij muaji.

23-vjeçari Wu mposhti Yosuke Watanuk 4-1 në raundin e 64-të të turneut në Uashington DC të hënën, por u detyrua të tërhiqej nga ndeshja.

Tërheqja e tij nga ndeshja bëri që Watanuk, 25 vjeç, të kalojë automatikisht në raundin tjetër.

Pamjet e shpërndara nga Tennis TV treguan se ylli i ri u rrëzua teksa iu afrua karriges së tij.

Stafi nxitoi ta mbante në këmbë, por u detyruan ta ulnin butësisht në tokë, përpara se ta ndihmonin të dilte nga fusha për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Gjatë momentit kur pësoi gjendje të fikëti në turneun e Londrës në fillim të këtij muaji, Wu dukej se vuante nga probleme të frymëmarrjes.

Wu asokohe sapo kishte humbur dy ndeshjet e para të setit të dytë përpara se të ankohej për vështirësi në frymëmarrje. Pasi u kontrollua nga mjekët, 23-vjeçari u dërgua në dhomën e zhveshjes për një pushim fillestar prej tre minutash, i cili përfundimisht u zgjat në 15 minuta.

Dhe sipas ESPN pushimi i zgjatur erdhi pasi Wu-së i ra të fikët, ndërsa ishte në dhomën e zhveshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos