Pamjet tregojnë qartë rrezikun që është shfaqurpapritur në Detin e Zi. Një aeroplan amerikan po fluturon në hapësirënndërkombëtare kur një aeroplan luftarak rus Sukhoi Su-27 pothuajse duke i prerërrugën me një manovër të guximshme aq sa provokative dhe që Pentagoni kacilësuar si “ të papërgjegjshme dhe e rrezikshme për jetën e pilotëve”.
Forcat detare amerikane, që postuan videon në faqen e tyre zyrtare në Twitter, pohuan që afërsia ishte e tillë sa që krijojë një turbulencë brenda mjetit fluturues amerikan.
Nuk është hera e parë që forca ajrore ruse tregohen agresive ndaj forcave të NATO-s. Raste të tilla po regjistrohen gjithmonë e më shumë në Evropën perëndimore, dhe në vendet kufitare me Moskën. (A2 Televizion)