Qeveria e Shqipërisë dhe bashkia e Tiranës si mikpritëse të liderëve të BE-së në kuadër të Samitit Procesit të Berlinit, që zhvillohet për të parën herë në një vend jo anëtar, janë duke finalizuar përgatitjet për këtë organizim. Kryeqyteti ka marrë një tjetër pamje, teksa rrugët përreth Piramidës dhe Kryeministrisë janë bllokuar dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është veshur me flamuj të Francës, Gjermanisë dhe BE-së. (A2 Televizion)
Tirana bëhet gati të mirëpresë liderët e BE për Samitin e Procesit të Berlinit
