“Toptani Shopping Center”, Panairi i Librit nga data 2 deri në 23 prill

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 18:57 | Aktualitet
“Toptani Shopping Center”, Panairi i Librit nga data 2 deri në

“Toptani Shoping Center” organizon për herë të parë Panairin e Librit në zemër të Tiranës. Në kuadër të muajit të librit, qendra tregtare në bashkëpunim me Bukinist sjellë për të gjithë dashamirësit e leximit, librat më të rinj për fëmijë dhe të rritur.

Një aktivitet që do të zgjas nga 2 prill deri në 23 prill, data që shënon dhe ditën Kombëtare të librit. Vizitor të vegjël e të mëdhenj zgjodhën qendrën Toptani që të shihnin nga afër librat e tyre të preferuar. Ilda Muka, menaxhere marketing e qendrës Toptani shpreh se ky aktivitet ka arritur çdo pritshmëri ndërsa theksoi se evente të tilla do të këtë dhe në muajt në vazhdim.

https://www.youtube.com/watch?v=JCvK8D3iZc0

Çdo ditë dashamirësit e librit do të kenë mundësi të takojnë nga afër dhe autorët e tyre të preferuar. Autorja Anila Mullai me librin e saj ‘’Në botën magjike të Henrit’’ tregoi se aktivitete ku në fokus është libri duhet të jenë gjithmonë prezent.

Panairi i Librit do të qëndroj i hapur nga data 2 deri në 23 prill për çdo dashamirës të librit që kërkon ta vizitoj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos