Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Seman. Një automjet tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe pas humbjes së kontrollit ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i automjetit A. H., 38 vjeç është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
"Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor "Fier-Seman", në fshatin Grykë, shtetasi A. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit". (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë së Shtetit