Zjarr në fshatin Likomil të Dropullit, digjen hektarë me pyje! Flakët avancojnë drejt zonës së banuar

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 18:34 | Aktualitet
Zjarr në fshatin Likomil të Dropullit, digjen hektarë me pyje!

“Pushtohet” nga zjarri fshati Likomil në Bashkinë Dropull. Flakët e zjarrit po bëjnë dëme të mëdha në kullota dhe në një pjesë të mirë të pyjeve të zonës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Dropullit të mbështetura dhe nga një pjesë e repartit të zjarrfikësve të Gjirokastrës.

 Zjarrfikësit po punojnë me mjete të ndryshme për të shuar flakët të cilat po avancojnë drejt zonës së banuar.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri