Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 14%
  • Jo 86%

Turistët italianë ikën pa paguar në Berat, Meloni paguan llogarinë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 14:10 | Aktualitet
Turistët italianë ikën pa paguar në Berat, Meloni paguan

Mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë videos së bërë virale, në të cilën shfaqen 4 turistë italianë të cilët fshehurazi largohen nga një reataurant në Berat pa paguar faturën e ushqimeve që kishin konsumuar.

Lajmi shkoi në veshin e kryeministres Giorgia Meloni, e cila ndodhej ende për vizitë në Vlorë dhe menjëherë urdhëroi ambasadorin në Tiranë që të merrej me këtë çështje dhe të paguante faturën.

“Me rekomandim të kryeministres proceduam në shlyerjen e faturës së papaguar”, shkruan në një postim në rrjetet sociale ambasadori Bucci, i cili shton se pagesa u bë me fondet personale të shefes së qeverisë.

“Për sa i përket së llogarisë së restorantit në Berat të papaguar nga turistët italianë saktësohet se pagesa është shlyer me fondet personale të  Melonit nëpërmjet Ambasadës”, përfundon njoftimi.

A2 Business