Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 20%
  • Të drejtë 27%
  • Të vonuar 53%

SHBA e shqetësuar për ndërhyrjet në TIMS, i ofron Ballës ndihmë për hetimin

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 14:15 | Aktualitet
SHBA e shqetësuar për ndërhyrjet në TIMS, i ofron

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për ndërhyrjet e raportuara në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Lajmin e bën të ditur vetë ambasada amerikane në Tiranë, e cila njoftoi takimin e të ngarkuarit me punë Martin McDowell me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. SHBA është në pritje të një hetimi të shpejtë.

I ngarkuari me punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.’’

Zyrtari i lartë i ambasadës amerikane në Tiranë, McDowell, i tha gjithashtu ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.

Theksi u vu në këtë çështje në kuadër të bashkëpunimit SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë.

Ditari A2 CNN