Flokët e gjatë janë një objektiv për shumë femra edhe nëse dominojnë tendencat e reja me flokë të shkurtër. Megjithatë, sharmi i modelit të flokëve të gjatë është i padiskutueshëm dhe ka shumë raste kur përpiqemi në shumë mënyra t'i rrisim ato.
Më poshtë kemi mbledhur hapat e duhur që ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë në qëllimin tuaj.
Pini ujë. Uji ndihmon trupin të përpunojë lëndët ushqyese dhe të largojë toksinat. Kjo ka një ndikim pozitiv edhe në flokët tuaj, sepse do të rriten më shpejt. Nëse pini rreth 8 gota ujë në ditë, jo vetëm që do të ndiheni më mirë, por edhe flokët tuaj do të bëhen më të fortë. Sa më të fortë të jenë flokët, aq më shpejt rriten. Gjithashtu, uji i mban flokët të hidratuar nga brenda jashtë, duke i bërë ata të duken më të shëndetshëm dhe më pak të prirur ndaj këputjes.
Investoni në vitaminat e duhura. Flokët tuaj në fakt mund të jenë shumë të thatë dhe të brishtë nëse ju mungojnë vitaminat. Vitamina B dhe A, për shembull, janë jetike për rritjen e tyre, kështu që nëse merrni mjaftueshëm nga dieta juaj, do të keni flokë më të fortë.
Aplikoni vajra esencialë. Nëse dëshironi që flokët tuaj të rriten më shpejt, vajrat esencialë mund t'ju ndihmojnë vërtet. Këto vajra përdoren në të gjithë trupin, por nëse po përpiqeni të rritni flokët, atëherë përzieni tre pika vaj esencial livando, tre pika rozmarine dhe dy pika vaj trumze. Masazhoni kokën me këtë përzierje dhe do të forconi flokët në mënyrë që të rriten më shpejt. (A2 Televizion)