Trafik i rënduar në Fier, Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve për kujdes

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 13:17 | Aktualitet
Trafik i rënduar në Fier, Policia Rrugore apel drejtuesve të

Qarku i Fierit si një nyjë lidhëse e autostradave dhe akseve kryesore nacionale që të çojnë në bregdetin e jugut të vendit, këto ditë gushti po përballet me një fluks të shtuar të mjeteve, si në rrugët e qytetit ashtu edhe ato jashtë tij.

Për të disiplinuar këtë fluks sektori i policisë së qarkullimit rrugor në Fier po punon edhe me orare te zgjatura, veçanërisht në akset që kanë më shumë fluks automjetesh.

Por vetëm angazhimi dhe prezenca e policisë nuk mjafton në shmangien e aksidenteve, të cilat nuk kanë munguar dhe ku duhet një kujdes i shtuar edhe nga vetë drejtuesit e mjeteve.

Një apel drejtuesit e Policisë Rrugore kane edhe për drejtuesit e motomjeteve si dhe të mjeteve bujqësore, të cilët janë në lupën e kontrolleve dhe që duhet të zbatojnë rregullat si në dokumentacion ashtu edhe në qarkullim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos