Jo vetëm det dhe argëtim, historia e Durrësit tërheq 50% më shumë vizitorë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 13:03 | Aktualitet
Jo vetëm det dhe argëtim, historia e Durrësit tërheq 50%

Durrësi, qyteti më i madh bregdetar në vend, përveç detit dhe argëtimit ofron mundësi njohëse edhe për turizmin historik, aq shumë të preferuar nga turistët,  kryesisht nga të huajt. Qyteti me një histori mbi  3 mijë vjeçare gjithnjë e më shumë po shërben si atraksion me vlerat e tij natyrore, kulturore, historike earkeologjike.

Ndër sitet më të rëndësishme arkeologjike dhe që mbledh më shumë vizitorë, është Amfiteatri antik, i ndërtuar në shekullin e dytë të erës sonë.  

Durrësi është një qytet me kulturë të hershme, për vetë origjinën e tij të lashtë. Qyteti ka trashëguar mjaft vlera të së kaluarës, qendra historike dhe arkeologjike si Amfiteatri, Rrethoja Bizantine, Torra Veneciane, Muri Rrethues i Kalasë, por edhe qendra kulturore e fetare.

Kjo pasuri arkeologjike këtë sezon veror është vizituar nga 50% më shumë turistë krahasuar me sezonin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos