663 turistë mbërritën mëngjesin e së mërkurës në portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.
Anija turistike është ankoruar në kalatën portuale nr.5 dhe ka sjellë në vendin tonë turistë nga 20 vende të ndryshme të botës mes të cilëve edhe nga kontinente të largëta si Australia dhe Amerika e Veriut, por nuk mungonin vizitorët edhe nga vendet e BE-së si Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Poloni etj.
Krocera në fjalë është një vizitore e rregullt në portin më të madh në vend dhe e ka kthyer Durrësin në pjesë të itinerarit të saj vjetor.
Shumë nga turistët vizituan sitet turistike dhe ato të trashëgimisë kulturore të qytetit bregdetar dhe zonave përreth.
Më herët, Durrësi u vizitua edhe nga kroçiera ”La Belle de L’Adriatique”, një ndër vizitoret më të shpeshta, që sjell kryesisht turistë elitarë. (A2 Televizion)