
Për llogari te hetimeve për koncesionin e sterilizimit pranë SPAK është paraqitur dhe ish-ministri e Financave Shkëlqim Cani. Ish-ministri është thirrur nga prokurorët e posaçëm si person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion, që ka çuar disa persona në pranga.
Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në pushtet në vitin 2013.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare Sani Service.
Dy ish-ministrat shkëmbyen korrespondencë nga tetori 2015 deri në janar 2016, ku Cani kërkoi fillimisht që të argumentohej se pse ishte zgjedhur koncesioni dhe jo prokurimi i zakonshëm. (A2 Televizion)