Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur "Mbikalimi i serave", ku një makinë ka përplasur këmbësorin.
Mjeti drejtohej nga 19-vjeçari E. D.. I plagosur ka mbetur E. A., 56 vjeç, i cili është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shoferi është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Durrës/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur "Mbikalimi i serave", një automjet me drejtues shtetasin E. D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E. A., 56 vjeç.
56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes". (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë së Shtetit