Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

I ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë takon Yuri Kim, porositë që mori

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 17:33 | Aktualitet
I ngarkuari me punë i SHBA-së në Tiranë takon Yuri Kim,

I ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner ka zhvilluar një takim me paraardhësen e tij, Yuri Kim, tashmë në rolin e Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë. Takimi është zhilluar në Uashington DC, e ndërsa mësohet se në fokus të bisedës së tyre ka qenë marrëdhënia SHBA-Shqipëri dhe forcimi i bashkëpunimit mes 2 palëve.

“Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Ëisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, njofton Ambasada Amerikane.

Kim u largua nga Shqipëria në 26 qershor të këtij viti pas 3 viteve në vendin tonë.  Në vendin e saj, Presidenti amerikan Joe Biden ka emëruar diplomatin David J. Kostelancik. Deri me ardhjen e Kostelancik, këtë detyrë e mban Wisner.

https://a2news.com/2023/01/24/presidenti-biden-emeron-david-j-kostelancik-si-ambasadorin-e-ri-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

A2 Business