Një 65-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të ngacmojë seksualisht një 16 vjeçare në Sarandë. Mësohet se 65 vjeçari ka shkuar në banesën e saj për ta ngacmuar seksualisht. Ka qenë vetë e reja që ka bërë njoftimin në Polici, duke bërë të mundur arrestimin e S. S., 65 vjeç.
Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
(A2 Televizion)