Një sherr mes disa personave në Tiranë ka përfunduar me përdorimin e sendeve të forta dhe një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, te Ali Demi. Mësohet se pas një sherri për motive ende të paqarta, ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar.
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
“Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit”.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
(A2 Televizion)