Një 16-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht, teksa po lahej në liqenin e Pogradecit.
Ai është përpjekur që të hidhet nga trampolina, por është rrëzuar, për pasojë ka mbetur i lënduar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen nr. 1, Pogradec.
Për fat të mirë, 16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec. Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes". (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë së Shtetit