Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Koncensioni i sterilizimit, gjykata lë në fuqi masat për zyrtarët

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 15:32 | Aktualitet
Koncensioni i sterilizimit, gjykata lë në fuqi masat për

Gjykata e Posaçme la të pandryshuara masat e sigurisë të dhëna më herët për 8 të akuzuarit për koncensionin e sterilizimit.

Sipas vendimit, ish-zëvendësministri i Shëndetësie, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, do të qëndrojnë në masën "arrest ne burg". Në seancë të dyshuarit kërkuan masa më të buta sigurie, duke mohuar akuzën dhe pretenduar se kanë zbatuar ligjin.

Sipas SPAK, shoqëria fituese e koncensionit të sterilizimit është zgjedhur në kushte të konfliktit të interesit. Kjo për faktin se, ish-zëvendësministri Klodian Rrjepaj, si drejtues i komisionit të prokurimit nuk ka deklaruar njohjen dhe lidhjen shoqërore me biznesmenin Ilir Rrapaj.

Ky i fundit, zotëron 40% të aksioneve në shoqërinë “Saniservice”, që fitoi koncensionin. Deklarimi i kësaj njohjeje mund ta përjashtonte nga gara “Saniservice”. Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se të dy kanë përfunduar fakultetin e mjekësisë në vitet 1991-1994 bashkë me shtetasin me iniciale A. Ll., i cili drejtues në kompaninë koncesionare. Njohja mes Rrapajt e Rrjepajt është konfirmuar edhe nja nga një student bashkëkohës i tyre. Po ashtu, SPAK ka provuar të paktën dy raste kur Rjepaj e Rrapaj kanë pasur hyrje dalje në të njëjtën datë nga territori shqiptar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi