Për të gjithë emigrantët shqiptarët që kanë ardhur në atdhe, jo vetëm për pushime, por edhe për të rinovuar mjetet e identifikimit, mund ta bëjnë tashmë edhe të shtunave. Ministria e brendshme ka njoftuar se zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht.
“Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht.
Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi”, thuhet në njoftim.
Në komunikatën zyrtare, jepen edhe hapat që do duhen ndjekur për t’u pajisur me kartë identiteti ose pasaportë.
“Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhen në zonën ku banoni.
Kuponat i gjeni tek çdo zyrë e Postës Shqiptare”, përfundon njoftimi. (A2 Televizion)