“Jo të gjithë taksistët flasin anglisht dhe bëhet pak e vështirë të komunikosh dhe shpjegosh se ku do të shkosh”.
Ndryshe nga bashkëkombësi i tij Khaled, shqetësimi më i madh për Hasanin i cili ka ardhur nga Izraeli për të kaluar dy javë pushime në Shqipëri janë çmimet.
“Para se të vija këtu mendoja se çmimet ishin shumë më të ulëta. Por me sa shoh nuk janë edhe aq. Veçanërisht këtu në Tiranë, duke qenë edhe kryeqytet”, tha turisti Hassan Debsan nga Izraeli.
Ndërsa Filomena nga Italia dhe Tahnain nga Filipinet, vështirësitë më të mëdha po i hasin për të gjetur adresat dhe paguar me kartë.
“Shpesh për të gjetur një adresë dhe të paguash me kartë ka qenë e vështirë gati e pamundur në këto dy javë që kemi qëndruar këtu”, tregon Filomena.
“Të njëjtat problemi i has edhe unë. Nuk mund të paguaj me kartë, ndërsa sikur Google Maps nuk është i përditësuar me të dhënat e sakta ose mungojnë”.
Ndërkohë zhvlerësimi i euros nuk po shqetëson vetëm eksportuesit shqiptarë apo familjet që marrin para’ nga të afërmit në emigrim, por edhe turistët, veçanërisht ata italianë.
“Është bërë 1 me 1. Monedha jonë është zhvlerësuar në raport me tuajën. Kjo do të thotë që na bie të shpenzojmë më shumë”
Nga goja e turistëve është gati e pamundur të mos dëgjosh ankesa për trafikun e rënduar veçanërisht në jug dhe infrastrukturën rrugore në përgjithësi.
“Bëmë një tur nga veriu në jug dhe gjithçka ishte shumë bukur veç rrugëve dhe trafikut. Duket punuar për të rregulluar këto dyja”, tregon një turiste spanjolle.
Prania e mbetjeve në zonat bregdetare dhe mungesa e rojeve në plazhe janë ndër problemet e tjera që shqetësojnë turistët e huaj, shumë më të shumtë në numër këtë vit. (A2 Televizion)