Turistët italianë ikën pa paguar në Berat, reagon Meloni pasi i pagoi faturën

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 13:42 | Aktualitet
Turistët italianë ikën pa paguar në Berat, reagon Meloni

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ka pushtuar mediat në vendin tonë, por edhe në Itali, ku 4 turistë italianë ikën pa paguar nga një restorant në Berat.

Kryeministrja italiane ka thënë ka qenë ajo që e ka paguar faturën dhe nuk janë paratë e buxhetit të shtetit. Ajo ishte kritikuar së fundmi nga opozita.

“Teksa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregon historinë e 4 italianëve që ikën me vrap nga një restorant pa paguar faturën. Pronari i restorantit, pasi videoja e arratisjes u bë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe ishin të lumtur.

Me vjen turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një Komb qe e bën veten te flasë jashtë për këto gjera, qe nuk respekton punën e te tjerëve, qe mendon se është qesharake duke i bere këtë të tjerëve. Kështu vendosa t'i kërkoja ambasadorit të shkonte të paguante faturën, e pagova personalisht. Asgjë e madhe, në fakt as që raportova për këtë.

Megjithatë kjo në Itali ka krijuar edhe polemika, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën të gjithë të bien dakord për diçka kaq të parëndësishme”, tha Meloni

Ambasada italiane në vendin tonë sqaroi se fatura prej rreth 80 eurosh ishte paguar nga Meloni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos