Paratë e Melonit vendosen si suvenir në restorant, pronarja: Turistët italianë i bënë reklamë Beratit

Nga A2 CNN
19 Gusht 2023, 19:05 | Aktualitet
Paratë e Melonit vendosen si suvenir në restorant, pronarja:

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni zgjodhi që të paguante faturën e turistëve italianë që u larguan nga lokali me vrap e për këtë ka pasur edhe një reagim nga Gabriela Kadena, pronare e restorantit. Paratë, më konkretisht 80 euro do të shërbejnë tashmë si suvenirë, tregon Kadena, duke thënë se turistët italianë duhen falënderuar pasi kanë bërë një reklamë shumë të madhe për Beratin.

‘Gazetarët dhe kanalet televizive shqiptare dhe italiane na kanë kontaktuar, por nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata turistë italianë që ikën pa paguar na kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë! Tashmë e thamë se kjo nuk ishte problem pasi italianët janë në shtëpi, shumë prej tyre vijnë si familjarët tanë në Itali kur emigruam. Ne urojmë që ta kenë shijuar ushqimin. Shpresojmë që ato para t’i kenë shpenzuar për diçka të bukur!

Falënderojmë përzemërsisht Georgia Meloni, një zonjë e vërtetë! Ne nuk jemi të pasur, ne punojmë shumë si familje, nuk bëjmë aq shumë sa të mos të na bëjnë përshtypje ato para! Por kjo nuk është çështje parash për ne dhe jemi shumë të prekur nga gjesti i saj! Një shembull i shkëlqyer dinjiteti nga një nënë e mirë strikte që i jep shembull shtëpisë së saj! Georgia e madhe! E duam shumë edhe si gjysmë italiane qe jemi! Na nderoi shume me ardhjen në pushime në Vlorë!

Në foto janë paratë që na u dërguan me ambasadë. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një kujtim i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kundër syrit të keq. Faleminderit kryeministrja Meloni Viva Itali Viva Albania!’- shkruan Gabriela Kadena pronare e restorant Guvës Mangelam.

Videoja e turistëve italianë që largohen me vrap nga lokali është bërë virale dhe ka sjellë shumë reagime edhe në Itali. Meloni tha se faturën e ka paguar vetë ajo dhe nuk janë paratë e buxhetit të shtetit, siç e kritikon opozita. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/18/turistet-italiane-iken-pa-paguar-ne-berat-meloni-paguan-llogarine/
https://a2news.com/2023/08/19/turistet-italiane-iken-pa-paguar-ne-berat-reagon-meloni-pasi-i-pagoi-faturen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos