Treni del nga shinat në Pakistan, viktima dhe të plagosur

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 12:11 | Bota

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Pakistan në provincën jugore të Sindh, ku një tren doli nga shinat dhe shumë pasagjerë u bllokuan në vagona. Të paktën 19 persona thuhet se kanë humbur jetën dhe 50 janë plagosur. Mediat lokale raportuan se treni ishte nisur nga Karaçi dhe kishte dalë nga shinat pranë Nawabash. Rreth dhjetë vagona dolën nga shinat.

“Disa vagona të Hazara Express dolën nga shinat dhe u përmbysën pranë distriktit Nawab Shah", shpjegoi një zyrtar hekurudhor pakistanez.

Policia lokale raporton se 50 pasagjerë të plagosur janë transferuar në spitalin e afërt dhe se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.

Treni po udhëtonte drejt Rawalpindi, një qytet në Punjab, pasi u nis nga provinca Sindh. Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos